Arabia Saudite mirëpret idenë e Trumpit për takim me Putinin në kryeqytetin e saj

Picture of INA
INA

14/02/2025

Arabia Saudite ka njoftuar të premten se e vlerëson bisedën telefonike midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe atij rus, Vladimir Putin, duke e mirëpritur idenë për të mbajtur takimin në mes të dy liderëve në kryeqytetin saudit Riyad, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Të dy liderët biseduan të mërkurën dhe njoftuan opinionin e gjerë se kishin për qëllim të takoheshin sy më sy, për të diskutuar në raport me negociatat e ardhshme për luftën në Ukrainë.

Princi i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ishte lideri i parë i huaj me të cilin presidenti Trump ka biseduar në telefon pas ardhjes së tij në pushtet. Presidenti amerikan e kishte përshkruar princin saudit si “person fantastik” gjatë fjalimit të tij përmes një adresimi elektronik në Forumin Botëror Ekonomik në Davos të Zvicrës.

Presidenti rus Putin kishte vizituar Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe në vitin 2023, dhe kishte deklaruar në shtatorin e vitit të kaluar se ishte mirënjohës ndaj princit Bin Salman për rolin e tij ndërmjetësues në shkëmbimin e të burgosurve midis SHBA-së dhe Rusisë.

TË FUNDIT

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

Olsa Muameti flet për Gjestin: Ja në çfarë gjendje e morëm

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË