Arbana apo Ledioni? – Rezart Veleshnja ndan mendimin për moderatorët dhe zbulon raportin e ftohtë me njërin prej tyre

Picture of Ina Online
Ina Online

17/06/2025

Aktori i njohur i humorit, Rezart Veleshnja, një nga figurat më të dashura të spektaklit Portokalli, ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Andale”, ku foli gjerësisht për karrierën e tij në televizion, përvojën me publikun dhe raportet me kolegët.

Gjatë intervistës, Veleshnja dha një sërë deklaratash të komentuara, ndër të cilat edhe një krahasim mes dy moderatorëve të Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani dhe Ledion Liço.

I pyetur se kush prej tyre është më i mirë në drejtimin e formatit, ai u shpreh me bindje: “Arbana është moderatorja më e mirë dhe më e zonja për këtë program”.

Sipas tij, edhe Ledioni është një prezantues shumë i mirë, por ai solli si shembull formate ndërkombëtare të Big Brother-it, ku drejtimi i spektaklit i besohet shpesh një dysheje, zakonisht një çift mashkull-femër. Veleshnja sugjeroi se një qasje e tillë do të funksiononte mirë edhe në Shqipëri.

Pavarësisht vlerësimit profesional për Osmanin, ai pranoi se raporti i tyre personal është i ftohtë, duke theksuar se nuk kanë komunikim të afërt: “Nuk është se nuk flas, por kemi raport të ftohtë”.

Kjo deklaratë e sinqertë i shton peshë mendimit të tij, duke treguar se vlerësimi për Arbanën ka ardhur si rezultat i profesionalizmit të saj dhe jo për shkak të ndonjë afërsie personale.

Rezart Veleshnja vazhdon të jetë një nga emrat më të spikatur të humorit në Shqipëri, i njohur për karakterin e drejtpërdrejtë dhe komentet pa filtra, që shpeshherë bëhen pjesë e diskutimeve publike dhe mediatike.

TË FUNDIT

13 milionë të zhdukura, kultura e tradhtuar – VLEN i jep fund heshtjes që la pas BDI

Nesër dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

“Putini më mashtroi!” – Trump shpall fundin e durimit

Meta rrit konkurrencën me një qendër të re të dhënash gjigante për inteligjencën artificiale

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË