Arbana Xharra ka një mesazh për Albin Kurtin

0

Një mesazh për Albin Kurtin!

Diplomacia e Kosovës me shumë pak përjashtim, është turpi i shtetit të Kosovës. Analfabetë të cilët dinë vetëm shkrim e lexim, kanë gjetur strehë nëpër ambasada. Kushëri, dosta, nuse e dhëndurë janë punësuar në funksione diplomatike. Shumica nuk flasin e as nuk dinë të shkruajnë gjuhë të huaja. Ky imazh është fyerja më e madhe që është mundur ti bëhet ndërkombtarisht shtetit tonë. Është momenti i fundit që të ndërmerren masa kundër degradimit të diplomacisë kosovare, e cila është shndërruar në bahçe për mbjellje militantësh, të cilët marrin rroga të majme nga buxheti i varfër i Kosovës. Dhe jo vetëm kaq, të gjithe ata ministra të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duhet të japin përgjegjësi për degradimin e diplomacisë. Albin Kurti nuk duhet të bëj asnjë kompromis as me partinë në koalicion që të emëroj militant analfabetë sërish në diplomaci. Kosova ka stagnuar në lobim, në përfaqesim, në njohje… Është momenti i fundit t’i thuhet stop këtij joprofesionalizmi të skajshëm në diplomaci.