Arben Bajraktaraj në rolin kryesor në spotin e cila flet për kërcënimet globale në lirinë e mediave

0

Dita botërore e lirisë së mediave shënohet me 3 Maj dhe më këtë rast Al Xhazira Balkans krijoi spot e cila simbolikisht flet për kërcënimet globale në lirinë e mediave.

Në spotin një minutësh në të cilin rolin kryesor e luan Arben Bajraktaraj, aktor francez me prejardhje shqiptare, shfaqet pozicioni i sotëm i mediave si peng të sistemit dhe qendrave të pushtetit.

Al Xhazira Balkans rikujton – gazetarëve duhet t’u sigurohet e drejta e punës së lirë. Sepse gazetaria nuk është krim.

https://www.youtube.com/watch?v=ppf94cE3JjI&feature=youtu.be

Sipas të dhënave të Komisionit për mbrojtje të gazetarëve, në dekadën e fundit janë vrarë, mbyllur ose të zhdukur 3088 gazetarë dhe punëtorë mediatikë. Të gjithë kanë pësuar gjatë kryerjes së punës së tyre.

Gazetaria çdo ditë po bëhet punë edhe më e rrezikshme, një pjesë përshkak të raportimit nga pikat e nxehta të konfliktit në botë, një pjesë përshkak rritjes së agresionit mbi gazetarët në lloj të kërcënimit, ofendimit dhe sulmeve fizike. Gazetarëve i’u gjykohet, heshtën me vendime gjyqësore dhe dënime, arrestime, dhunë policore si dhe me kontrolle. Dënohen për shpifje dhe turpërim, përderisa sistemet flasin për rëndësinë e lirisë së shprehjes dhe roli domëthënës të cilët e kanë mediat në ndërtimin dhe ruajtjen e shoqërisë demokratike.

Edhe në rrjedhën e punës 22 vjeçare të Al Xhazira Balkans 11 gazetarë të rrjetit janë vrarë, shumë janë arrestuar, ndërsa qindra janë shqetësuar. Platformat tona u ekspozuan në sulme kibernetike, dhe kërkohej shuarja e tyre. Gazetari Mahmud Husein i burgosur në Egjipt, ku është mbajtur më shumë se 800 ditë pa akuzë, gjykim ose vendim, në kundërshtim me ligjin egjiptian dhe të drejtën ndërkombëtare.