Arben Fetai: Dodik si mohues i gjenocidit në Srebrenicë nuk meriton hapësirë në Shkup

Picture of Ina Online
Ina Online

29/01/2025

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka reaguar rreth vizitës së fundit të Milorad Dodik në Shkup. Ai ka shkruar se t’i japësh tribunë Milorad Dodikut në Shkup është vendim i gabuar dhe i papranueshëm. “Dodik është një politikan që nxit konflikt, mohon gjenocidin në Srebrenicë, minon sovranitetin e Bosnjë-Hercegovinës dhe mbështet politika që destabilizojnë rajonin. Për më tepër, ai është i sanksionuar nga SHBA-të dhe Mbretëria e Bashkuar për korrupsion dhe veprime që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Një person i tillë nuk mund dhe nuk duhet të marrë hapësirë në vendin tonë. Shkupi është dhe duhet të mbetet qytet i dialogut, bashkëpunimit dhe paqes, jo platformë për promovimin e ideve anti-BE, anti-NATO dhe anti-demokratike që kërcënojnë të ardhmen e rajonit”, ka shkruar Fetai, zëvendëskryeministër. Angazhimi ynë, siç ka shkruar Fetai, ndaj vlerave demokratike evropiane si shoqëri multi-nacionale dhe multi-fetare, nuk guxon të vihet në rrezik duke i dhënë zë një personi si Dodik!

TË FUNDIT

Një punëtor nga Bangladeshi humb jetën në vendin e punës në Kumanovë

Filkov: Rritje të gjobave për shoferët që rrezikojnë sigurinë në komunikacion

Mexhiti: Bashkëpunimi me SHBA-në garanci për të sotmen dhe të nesërmen e sigurt të qytetarëve tanë

Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve

“E premtja e zezë” për marketet ! Bojkot i ri nga qytetarët për shkak të çmimeve të larta

Gjykata e Apelit e miratoi ankesën e Prokurorisë! Vasil Jovanov i dënuar me 3 vjet burg dhe 10 muaj për veprën paraprake

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË