Kumanovë, 13 qershor 2025 – Nën moton “Dëgjojmë, Veprojmë, Vazhdojmë”, zëvendësministri për Qeverisje të Mirë dhe anëtari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai, ka ftuar bashkëpunëtorët, aktivistët dhe anëtarët e partisë në një takim të hapur që do të mbahet të shtunën, më 14 qershor, në ora 19:30 në sallën e ish-Komitetit në Kumanovë.
Në një postim në rrjetet sociale, Fetai ka theksuar se ky është një takim i “vullnetit dhe veprimit të përbashkët”, duke ftuar për pjesëmarrje të gjerë nga strukturat e partisë dhe qytetarët e interesuar.
“Mirë se vini në këtë takim të vullnetit dhe veprimit tonë të përbashkët. VLEN të jemi bashkë!”, shkroi ai.(INA)