Zv/kryeministri për Qeverisje të mirë, Arben Fetai, në foltoren e Parlamentit të Maqedonisë ka parashtriar disa pyetje për përfaqësueaot e BDI-së, që po ankohen për përfqësimin e shqiptarëve, përcjell agjencia e lajmeve INA.
“A jeni ju ata “trima” që e latë Akademinë e Shkencave pa asnjë përfaqësues shqiptar?
A jeni po ju ata që e latë njësitin “Alfa” pa asnjë shqiptar në përbërje?
Madje, ish-ministri i Brendshëm – që sot nuk është në sallë – na tregonte se nuk paska pasur asnjë shqiptar që di not! Dhe pastaj i tregonte zëvendësministrit tuaj se mund të marrë fjalën vetëm kur ai e lejon!
Ju jeni ata “trima” që nuk i keni rregulluar këto padrejtësi, dhe sot keni guximin të na shisni patriotizëm nga pozitat e opozitës.”, është shprehur Fetai. (INA)