Infokusi Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se askush nuk po e sheh të mundshëm bashkëpunimin me Albin Kurtin, për shkak të qasjes që ai ka pasur gjatë qeverisjes.
“Ajo që z. Kurti ka prezantuar në këto pesë vite është problematike – mënyra si e shkarkoi ministrin e LDK-së dhe si është sjellë në pushtet,” u shpreh ai, përcjell Infokusi. Megjithatë, Gashi theksoi se pengesat duhet tejkaluar. “Kushdo që nesër bëhet kryeministër do të ulet me Vuçiqin – ndërkohë nuk pranojmë të ulemi me njëri-tjetrin: me Kurtin, Abdixhikun, Haradinajn apo Krasniqin. Kjo është e papranueshme. Duhet të ulen, të bisedojnë dhe të merren vesh, qoftë edhe për të shkuar në zgjedhje,” tha ai.