Taravari: Ta bëjmë ndryshimin, me ASH të bëhemi bashkë me opozitën shqiptare

Picture of INA
INA

03/02/2024

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka njoftuar se kërkon nga partia që në zgjedhje të garojnë bashkë me opozitën shqiptare, Lidhjen Europiane për Ndryshim.

Ja qëndrimi i tij publik:

Pas disa javësh konsultime e takime të shpeshta, brenda dhe jashtë subjektit që unë drejtoj, pas një reflektimi të thellë personal, ka ardhur koha që të shpalos publikisht qëndrimin tim, si kryetar partie përsa i përket zgjedhjeve parlamentare që po afrohen.

Duke marrë parasysh sugjerimet sa të vlefshme aq edhe dashamirëse të të gjithë miqve, antarëve dhe përkrahësve, kam zgjedhur të dëgjoj edhe zërin e popullit që sot po flet më qartë se kurrë.

Qytetari po kërkon Ndryshim! Populli po kërkon një sistem politik të çliruar nga epidemia e korrupsionit, që është bërë frenuesi më i madh për mirëqenien dhe zhvillimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në cilësinë e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, ftoj publikisht Kuvendin e partisë të më mbështesë në këtë rrugëtim dhe bashkë, t’i prijmë këtij procesi që unë e quaj Ndryshimi i Madh dhe i Shumëpritur!

Asnjëherë ky Ndryshim nuk ka qenë më i sigurtë dhe më i prekshëm. Askush nuk ka kredibilitet më të madh se Aleanca për t’a sjellur Këtë Ndryshim!

Ne jemi në rrugën tonë, jemi në rrugën e trasuar nga Arben Xhaferi. Kjo rrugë do të na çojë aty ku përkasim, në familjen e madhe evropiane, gjithnjë duke kultivuar aleancën tonë të përhershme me SHBA dhe NATO me të cilët ndajme të njejtin vizion dhe të njëjtat vlera.

Duke besuar pa lëkundje në bashkëpartiakët e mi dhe në vizionin tonë të përbashkët, kërkoj besimin e tyre që Aleanca për Shqiptarët të futet në garën zgjedhore me opozitën shqiptare, e bashkë më tej të bëjmë më të mirën për këtë vend!

Shumica e lexon historinë, por rrallë ka raste ku të jepet mundësia ta shkruash atë. Sot këtë Mundësi e kemi para nesh. Le të jemi ne ata që do e shkruajnë Historinë! (INA)

TË FUNDIT
10 minuta
Një i burgosur i kushton shtetit 10 mijë euro në vit
39 minuta
“E pamundur të gjesh një përmbledhje për Lindjen e Mesme” – Parlamenti i BE-së refuzon të votojë një rezolutë
1 orë
Aksident trafiku në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, humb jetën një fëmijë
2 orë
“Çmimet e naftës kanë filluar të rriten”/Çfarë do të thotë konflikti në Lindjen e Mesme për ekonominë globale?
2 orë
Në Prilep sot ditë zie pas vdekjes së tre punonjësve mjekësor

ME TE LEXUARA

1 ditë
Tre të vdekur dhe një i lënduar në rrugën Prilep-Manastir
15 orë
Funksionimi i shkollës në Vizbeg, me mangësi
21 orë
Petrovska shprehet e bindur: Ligji për Branitellat do të miratohet
3 orë
Mexhiti do ta vizitojë Haraçinën
19 orë
830 mijë euro për Zhelinën, do të përdoren për bulevardin dhe rrugën Tetovë-Pallaticë
1 ditë
VMRO-DPMNE: Filipçe si ministër kishte transferuar 7 milionë euro në llogarinë e kompanisë së një të afërmi të tij
13 orë
Drejtuesja e sigurisë kibernetike: Armiqtë e SHBA-së, asnjë mundësi të ndryshojnë rezultatet e zgjedhjeve

LEXO MË SHUMË

burg

Një i burgosur i kushton shtetit 10 mijë euro në vit

KESHILLI i Evropes KIE

“E pamundur të gjesh një përmbledhje për Lindjen e Mesme” – Parlamenti i BE-së refuzon të votojë një rezolutë

Aksidenti-600x360

Aksident trafiku në rrugën Kumanovë-Kriva Pallankë, humb jetën një fëmijë

nafta tregjet

“Çmimet e naftës kanë filluar të rriten”/Çfarë do të thotë konflikti në Lindjen e Mesme për ekonominë globale?

IMG_8631

Në Prilep sot ditë zie pas vdekjes së tre punonjësve mjekësor

tetori roz kanceri ne gji

ISHP: Vitin e kaluar në Maqedoni nga kanceri i gjirit kanë vdekur 346 gra

veriu-1-600x360

Qytetarët e veriut për rrymën: “Fatura anormale” dhe “duhen paguar”

izet mexhiti carshi

Mexhiti do ta vizitojë Haraçinën

ageler, mickovski

Mickoski, Ageler dhe Misajllovski në stërvitjen metodike-treguese në “Krivollak”

INFO

NA NDIQ