Arben Taravari me porosi pas votimeve të djeshme për presidentin

0

Sekretari i përgjithshëm dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, duke theksuar se shënuan fitore bindëse me votat në Gostivar për Blerim Rekën, duke lënë prapa partitë e koalicionit të prira nga LSDM.
“Unë sot isha një nga 80 000 qytetarët që votova për Blerim Rekën!
Sot BDI-ja kapitulloi!
Sot ADN-ja dhe evropianët e vjetër i thanë Jo atyre që luajtën dhe përzunë pa mëshirë qindra e mijëra njerëz nga ky vend!
Ky është vetëm Fillimi!”, ka shkruar Taravari. Sipas votave të fituara, ai ka shkruar se Aleanca me Besë në Gostivar ka fituar 8947 vot, ndërsa LSDM me tjerët 6737 vota. (INA)