Arben Taravari për herë të dytë në “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA

Picture of Ina Online
Ina Online

06/02/2025

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), njëherazi ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari, për herë të dytë mori pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në SHBA.

Herën e parë, z. Taravari ishte pjesë e kësaj ceremonie në vitin 2019. Kësaj here, si i vetmi lider shqiptar nga RMV, ai, përveç pjesëmarrjes në këtë ceremoni, ka zhvilluar edhe një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Senatit Amerikan, ku ka diskutuar rreth sfidave me të cilat përballet vendi në rrugën e tij drejt integrimit evropian.

Përveç takimeve me senatorë, Taravari ka shfrytëzuar vizitën në SHBA edhe për angazhime në cilësinë e Ministrit të Shëndetësisë, të cilat, sipas tij, kanë rezultuar shumë të frytshme. “Kisha një takim të shkëlqyer me prof. dr. Huda Ayas, e cila është drejtoreshë ekzekutive dhe dekane e asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Shkencave Shëndetësore të Universitetit George Washington. Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm dr. Stanley Knoll, drejtor mjekësor, dhe znj. Shereen Toubaji, drejtoreshë e asociuar e Programeve Ndërkombëtare të Mjekësisë,” ka njoftuar Taravari përmes rrjeteve sociale.

Gjatë vizitës në Washington, Taravari ka marrë pjesë edhe në Forumin Interparlamentar për Siguri, ku, sipas një fotografie të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ai është shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, dhe nënkryetari i Parlamentit, Antonio Miloshoski. Ky forum u organizua nga kongresmenët Pete Sessions dhe Robert Aderholt. “Në këtë forum u diskutuan çështje të sigurisë për Bashkimin Evropian dhe, në veçanti, për Ballkanin Perëndimor, si nevoja për forcimin e institucioneve të mbrojtjes dhe zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s,” ka deklaruar Taravari.

Me këtë rast, ai shprehu mirënjohjen e tij për punën e senatorëve dhe përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Maqedoninë e Veriut. Ai gjithashtu siguroi se Aleanca për Shqiptarët do të mbetet përherë një partner i palëkundur i Shteteve të Bashkuara në të gjitha proceset që kalon vendi.

TË FUNDIT

Qeveritarët ndezin shpresën edhe për rastet tjera! Për “Besa Transin”, djegien e Spitali Modular dhe aksidentin në Llaskarcë

Gjermania rihap ambasadën e saj në Siri pas mbylljes 13-vjeçare

Qeveria sërish me thirrje: Mediat që kanë emituar materiale nga varrimi i viktimave kundër rekomandimeve t’i largojnë përmbajtjet dhe të mos i shpërndajnë

28 persona të dyshuar për tra’gjedinë! Kocevski: Rrënjët janë te korrupsioni i thellë në sistem

LAMTUMIRË! Përfundon ceremonia e varrimit të viktimave të Koçanit

SPAK merr në pyetje Veliajn, i komunikohet që është në hetim për një tjetër akuzë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË