Arben Taravari reagon për tensionet në veriun e Kosovës

INA
INA

29 Maj, 2023

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari theksoi përmes një reagimi shqetësues se veprimet e Kosovës për të mbajtur Sovranitetin në Veri janë sa normale aq edhe legjitime, por sipas tij dhuna e protestuesve sërb ndaj policisë së Kosovës dhe ushtarëve të KFOR-it është e patolerueshme!

“Kemi ndjekur me shqetësim situatën e krijuar në Veri të Kosovës. Zyrtarët serb braktisën dhe bojkotuan insitucionet e Kosovës në 4 Komuna të saj. Krejt normalisht dhe sidomos sipas ligjit, në krye të këtyre insitucioneve u vendosën 4 drejtues shqiptarë. Për ironi të fatit serbët i kanë pritur këto zgjedhje me protesta të dhunshme. E dënojmë ashpër dhunën e përdorur nga protestuesit sërb ndaj policëve shqiptarë dhe ushtarëvë të KFOR-it, të cilët po kryejnë misionin e tyre në bazë të autorizimeve dhe kompetencave te tyre”, thekson Taravari.

Ai tha se mbështesin pa asnjë mëdyshje Qeverinë e Kosovës dhe Kryeministrin Albin Kurti.

“Kjo qeveri është krejt e drejtë në veprimet e saj për të ushtruar sovranitetin e saj në Veri të Kosovës si detyrim kushtetues. Duke ndjetur në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtar duke përkrahur dhe mbështetur çdo marrëveshje mes Kosovës dhe Sërbisë të inicuar nga BE dhe SHBA, për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë që të rifillojnë dialogun politik, duke kontribuar për normalizimin e situatës së plotë në Veri të Kosovës e cila fatkeqësisht ka tendenca eskalimi. Eshtë i patjetërsueshëm fillimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, i inicuar nga Kreu i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell dhe me mbështetje të SHBA-ve, me të cilën palët janë dakorduar që ti implementojnë të gjitha pikat e propozimit evropian”, theksoi Arben Taravari, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

MPB-policia-maqedonise

Të punësuarit në MPB sot marrin rrogat më të larta për 10%

xhezair shaqiri

Trim nuk bëhesh duke imituar filmat e Holivudit, por lind

moti sot

Moti në Maqedoninë e Veriut

rozeta hajdari

Grabitet shtëpia e ministres së Qeverisë Kurti

rashiq

Rashiq: Unë dhe familja ime më të sigurtë jemi në Kosovë se në Serbi

jarinje kufi kosove serbi merdar

Një javë nga sulmi terrorist në veri – pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak ende të mbyllura

Wiliam-walker

Walker: Pse u lejua të largohej grupi i armatosur i Banjskës?

ritchie-torres

Kongresisti Torres: Serbia t’i tërheqë menjëherë forcat ushtarake nga kufiri me Kosovën

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

INFO

NA NDIQ