Arber Gashi zgjedhet kryetar i Socialdemokrateve në Halmstad

Regjioni i Halandit ishte i pari në Europë që dergoi një deputet me rrenjë shqiptare në parlementin e Suedisë. Ishte ky regjion që i besoj tre mandate Adnan Dibranit i cili tashme tetë vite ka në duar ekonominë suedeze në komisionet e parlamentit suedez. Tash me hapa të sigurt dhe një shqiptar do të preke parlametin suedez ose qeverinë suedeze.

Arber Gashi (26) u zgjodh kryetar i patisë Socialdemokrate në qytetin e Halmstadit që është posti me i larte që merr një shqiptar në Suedi.

“Sonte më është dhënë besimi më i madh i në jetë deri më tani që të bëhem kryetar i Social Demokratëve në Halmstad. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe mirënjohës, por mbi të gjitha i përulur përpara besimit që kam marrë nga anëtarët partisë.
Premtimi më i rëndësishëm që duhet të bëj është se së bashku me bordin e sapo zgjedhur do të bëj gjithçka mundem për të drejtuar patrinë me besim të plotë , trasparence dhe respekt ndaj secilit qytetar të Halmstadit.
Dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë nominuar, që kanë besuar në mua dhe që më mbështesin çdo ditë. Ju jeni inspirimi im , se bashku drejt fitoreve të reja” shprehët Arber Gashi i cili rrugen poltike e filloj në rininë e partisë e që nga sot është drejtues i saj.

Edhe vete kryeminstri suedez Stefan Löfven e vlerson lartë Arberin i cili sigurishtë që do të jëtë një nder kuadrat më të mirë të partisë Socialdemokrate e cila është partia me e madhe në Suedi.

Familja e Arber Gashit është nga Fortesa e Drenasit