Arbër Hajdari nuk do të jetë më opinionist në Big Brother 3, kjo është arsyeja

INA
INA

28/05/2023

“BBVA” mund të ketë mbaruar, ama jo kurioziteti ynë për pjesëmarrësit dhe opinionistët.

Duke qenë se Arbër Hajdarin e kemi parë si opinionist në të dyja edicionet e programit, natyrshëm na lind pyetja nëse ai do të jetë prezent edhe tek edicioni i tretë dhe Arbri na shoi kuriozitetin.

“Ishte vlerësim nga ana e Top Channel ftesa për të më dhënë pozicionin e opinionistit. Ndoshta vjet, meqë ishte hera e parë dhe fillimi ishte pak më e vështirë, por unë jam njeri që mësohem shpejt. Ndoshta ishte edhe më e vështirë për shkak të ngarkesës së madhe që kam edhe te “Fundjavë Ndryshe”, si dhe te një program ku gjithmonë kam dashur të ruaj qetësinë, të mos ndikohem nga konkurrentët dhe familjarët e tyre jashtë, që është krejt normale që të shqetësohen për banorët brenda”.

Ai tha se angazhimet e tij te “Fundjavë Ndryshe”, si dhe fakti që nuk do të jetë i lexueshëm dhe i parashikueshëm janë arsyet pse nuk do të jetë më në karrigen e opinionistit.

“Mendoj se opinionisti është një pozicion i një njeriu që përzgjidhet për të dhënë mendimet e tij ashtu siç i shikon ai dhe mendoj se asnjë nuk mund të jetë një opionist i përjetshëm, sepse t’i konsumohesh dhe njerëzit fillojnë e kuptojnë se kush je ti, çfarë mendimi ke për çështje të ndryshme dhe nuk je më asnjë risi. Prandaj mendoj se nuk e shoh më veten që të jem më pjesë e programit. Mendoj që s’do jem, sepse edhe fundjava do shumë angazhim”.

Me pak fjalë, vijoni të shihni videot e Arbrit në TikTok, sepse nga vjeshta ose dimri, kur të nisë “BBVA 3”, nuk do i kemi më perlat e tij.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

vucic kendon

Vuçiq eskalon, publikohet videoja ku këndon dhe kërcen me një këngë që feston vrasjet e policëve

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Janë përgatitur ndryshimet e kodit zgjedhor, Ministria e Drejtësisë jep detaje

Putin Yekaterina Duntsova

Kush është 40-vjeçarja që sfidon Putin, synon të rrëzojë nga froni kreun e Kremlinit

INFO

NA NDIQ