Royal Antwerp ka arritur sonte një fitore si mysafirë kundër skuadrës së Wasterlos me rezultat 0-3
Pavarësisht fitores, Antwerp ka mbetur në vendin e katër në tabelë ku nga gjashtë ndeshje ka fituar 11 pikë në Jupier Pro Ligën e Belgjikës.
Si zakonisht, edhe në këtë ndeshje Arbnor Muja nuk ishte titullar pasi që trajneri Van Bommel kishte startuar me Jansen, Balikwisha, Kerk dhe Ekkelenkamp në sulm.
Golin e parë për Antwerp e shënoi Jansen në minutën 15.
Muja u inkuadrua në këtë ndeshje në minutën e 64-të në vend të Ekkelenkamp dhe tre minuta më vonë asistoi për Bataille që shënoi golin e dytë në minutën e 67-të.