Arbresha Rexhepi nga Shkupi do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio

Arbresha Rexhepi është do të marrë pjesë në në Lojërat Olimpike Verore në Tokio, të cilat do të mbahen nga data 23 korrik deri me 8 gushtë të vitit 2021, njofton agjencia e lajmeve INA.

Xhudistja Rexhepi do të garoj më 25 korrik në sallën Nipon Budokan. Ndështja do të zhvillohen prej orës 11:00 sipas kohës japoneze (ndërsa prej 04.00 të mëngjezit sipas orës sonë).

Ajo që bie në sy është faktin se vetëm një shqiptare merr pjesë në këto lojëra olimpike, ndërsa 7 garuesit tjerë janë maqedonas.
Shpresojmë që Arbresha të shënoj fitore të njëpasnjëshme në stilin e Majlinda Kelmendit.

Ajo ka raporte shumë të mira dhe shoqërore me Majlindës, nuk përjashtohet mundësia që të marrë ndonjë këshillë të mirë prej saj.
Arbresha Rexhepi është xhudiste e njohur në Maqedoni. Ajo ka marrë medalje të shumta në gara vendore dhe ndërkombëtare.(INA)