Ardian Demiri nga LD: 1200 denarët për nxënësit, lëmoshë para zgjedhjeve

ina-online
ina-online

20/12/2023

ARDIAN DEMIRI I LD-SË ka reaguar lidhur me masën qeveritare për dhënien e 1200 denarëve për nxënësit, që sipas tij është një lëmoshë para zgjedhjeve.

“Idiotizmi i një vendimi”, kështu e quan Ardian Demiri i Lëvizjes Demokratike, vendimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, për të ndarë 1200 denarë në muaj nxënësve filloristë dhe 1800 atyre të shkollave të mesme, për një periudhë për gjashtë muaj, apo deri në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Demiri, i cili është koordinator i LD-së në Strugë, thotë se pushteti përgaditet që me këtë lëmoshë ta blejnë dhe shantazhojnë qytetarin e rëndomtë!!!

“Pasi që përgjatë gjithë kësaj kohe sa janë në pushtet, 22 vite, qytetarin e zakonshëm e sollën buzë greminës së ekzistencës, tash me një masë adminsitrative idioteske po përpiqen edhe ta blejnë e shantazhojnë me 1800 denar në muaj që kinse do i marrin femijët në 6 muajt e ardhshme, ose ndryshe thënë deri sa të përfundojnë zgjedhjet parlamentare 2024, se pastaj…si gjithomonë…”raus” në Gjermani”, thotë avokati Ardian Demiri.

Demiri më tej shprehet se idiotizmi i këtij vendimi është edhe nënçmues, sepse kërkon që prindërit të paraqiten në shkollat ku mesojnë fëmijët e tyre që nëpërmjet drejtorëve të tyre më pas të kenë të evidentuar se kush janë ata prindër që kanë aplikuar dhe sa të ardhura mujore kanë, që më pas para zgjedhjeve ti shantazhojnë për nevoja elektorale!

Ai u bën thirrje gjithë prindërve të mos bien pre e shantazhimit dhe nënçmimit paraelektoral nga kazino-qeveria e Grubit dhe ministrave argat të tij, sepse sidoqoftë këto para planifikohet të shpërndahen pas zgjedhjeve, kur BDI do të del në opozitë.p

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi ahmeti merko

Dega e BDI-së në Strugë a do ta pranojë Ziadin Selën si bartës të listës së përbashkët për deputetë, flet Shaqiri?

gazmend hoxha tasevski

Policia e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut bashkë në luftën kundër krimit ndërkufitar

krenar lloga

Lloga: Gjykata të veprojë njëjtë edhe me rastet tjera ku ka pasur shkelje të afateve kushtetuese

Abdush Demiri

Abdush Demiri nga opozita shqiptare u zgjodh anëtar i KSHZ-së

Talat Xhaferi

VLEN: Talat Xhaferi tradhtoi universitetet shqiptare, edhe si kryetar kuvendi, edhe si kryeministër

Kuvendi Parlamenti maqedonise

Parlamenti nuk votoi zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportave të vjetra

lirim shabani jusuf ut

Universiteti i Tetovës dhe Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (MALMED), nënshkruan memorandum bashkëpunimi

Oher

Paralajmërime të rrejshme për bombë në disa objekte në Ohër

Mladen cadikovski

Çadikovski në “Poligraf”: Të mos lejojmë të keqpërdoremi, gazetarët të kontrollojnë informacionet që vijnë nga politikanët

INFO

NA NDIQ