“Argat i Kurtit”, “Analfabet”, “Inspektor Peci në botën e çudirave”, përplasja në rrjete sociale Hoti-Peci

INA
INA

6 Qershor, 2023

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti gjatë ditës së djeshme në një postim në Facebook tha se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se në periudhen janar-mars nuk ka bërë asnjë investim kapital, përveç se siç thotë ai është bërë ministër kundër duhanit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në postimin e bërë Hoti mori si shembull të mirë udhëheqjen me këtë dikaster në qeverisjen e LDK-së kur ai vetë ishte kryeministër.

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/804889187665264?ref=embed_post

Kjo si duket nuk i pëlqeu Ministrit Peci, i cili po ashtu në Facebook iu kundërpërgjigj deputetit të LDK-së.

Arsyetimi i Pecit ndaj asaj që tha Hoti ishte se “nuk ka pagesa të subvencioneve në këtë periudhë, janar – mars 2023 sepse në vitin 2022 ska pasë borxhe por në këtë periudhë ka pasë aplikim për subvencione”, ndërsa e quajti Hotin “analfabet”.

https://www.facebook.com/fatonpeci24/posts/719979243469472?ref=embed_post

Por, Hoti nuk e la me aq. Ai sërish përmes një postimi tjetër reagoi, duke i thënë Ministri Peci se “është në botën e çudirave”, ndërsa e quajti edhe argat të kryeministrit Kurti.

“Është në siklet se është bërë argat i atij që çdo ditë po e dëmton shtetin e Kosovës. E shan çdo ditë shtëpinë e mëparshme politike të tij , por nuk guxon të thotë një fjalë për përjashtimin e Kosovës nga ‘Defender 2023’. E ka marrë mandatin nga Kuvendi për zhvillimin e bujqësisë, e ky merret me inspektimin e lokaleve për pirje të duhanit”, shkroi Hoti në Facebook..

E këtij të fundit i doli në “mbrojtje” kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli. Ai shkroi se Hoti nuk është “analfabet” siç e quajti Ministri Peci, por një njeri i urtë e i arsimuar, teksa ia kujtoi Ministrit se dikur edhe atë e kishte etiketuar si “njeri që vjen nga Kremlini”./Reporteri.net/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_5650

Sveçla: Kemi dëshmi se Serbia e organizoi sulmin në Banjskë – Kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Me armët ruse Vuçiq po mendon aneksimin sipas modelit të Krimesë

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

KFOR KS

Tensionet në veri, KFOR-i rritë praninë me trupa britanike

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

carl bildt

Bildt: Padyshim çështja e Veriut është dashur të zgjidhet shumë më herët

KFOR KS

NATO miraton forca shtesë pas tensioneve në veri/ Ky është paralajmërimi – ja çfarë mund të fshihet pas këtij vendimi

INFO

NA NDIQ