ARGETA prezanton pashtetën e re për fëmijë: Junior Kokokrem

0

A jeni, për shkak të mungesës së kohës, shpesh në dilemë se çka t’i jepni fëmijës suaj për mëngjes apo si një vakt të ushqyeshëm dhe të këndshëm? Ushqimi i shijshëm, i llojllojshëm dhe i ushqyeshëm është i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës, por me ritmin e sotëm të shpejtë të jetës shpesh jemi në mungesë të kohës për të përgatitur shujtat. Për shkak të angazhimeve në vendin e punës, obligimeve të shumta dhe punëve shtëpiake, nuk kemi kohë as për t’u shoqëruar, e lëre më për të përgatitur ushqimet e shëndetshme. Secili prind dëshiron t’ia ofrojë fëmijës së vet gjënë më të mirë të mundshme, kurse fëmijët gjithmonë kërkojnë ndonjë gjë të re dhe atë e hanë me shumë gëzim. Prandaj Argeta junior, pasteta numër një për fëmijë, zhvilloi një produkt të ri që kombinon dy kremra të cilët fëmijët i adhurojnë. A janë fëmijë tuaj adhurues të pastetës dhe mazës qumështore? Tani mund të kënaqen me kombinimin e përsosur të dy shijeve. Shija e re, unike, në linjën Junior – pasteta Argeta Junior kokokrem – kombinon mazën e qumështit me gjoksin e pulës: një delikates kremoz që i mahnit fëmijët e të gjitha moshave. Produkti i ri u ofron prindërve dhe fëmijëve një vakt të shpejtë dhe praktik që do t’i mahnitë dhe do t’i ushqejë vogëlushët tuaj në çdo kohë të ditës. Në këtë mënyrë mund t’i ofroni fëmijës suaj diçka të ushqyeshme dhe të kurseni kohë për aktivitete tjera.

JUHUHUUU, KOKOKREM ËSHTË KËTU! NJË DELIKATES I RI PËR FËMIJË!

Pasta e re kremoze Argeta Junior kokokrem kombinon mishin cilësor të gjoksit të pulës me 20% mazë qumështore, që bashkë me erëzat specifike krijojnë shijen unike. Fëmijët do të mahniten me shijen e ëmbël të gjoksit të pulës, që me mazën qumështore krijojnë një delikates të këndshëm dhe të butë që do të joshë buzëqeshjet e tyre.Edhe kjo shije e re, si dhe të gjitha produktet tjera nga Argeta, është:
• pa gluten,
• pa konservanse,
• pa përforcues të shijes dhe
• pa ngjyra artificiale

Që të munden fëmijët, përveç se do të kënaqen me shijimine shujtës së këndshme, edhe të argëtohen dhe të mësojnë ndonjë gjë të re, Argeta Junior e prezanton përmbledhjen e librave digjitalë të aventurave të Juniorit, që paraqesin platformën e parë digjitale për zhvillim të aftësive kognitive të fëmijëve të moshave të ndryshme. Në secilin prej librave digjitalë, në shoqëri me rosakun Junior, ata udhëtojnë nëpër aventurat emocionuese dhe zgjidhin detyra të ndryshme në historitë që po rrëfehen. Librat digjitalë në Argeta janë zhvilluar nga psikologë të shquar zhvillimorë, për shkak se duam t’u ofrojmë fëmijëve përmbajtje edukative në mënyrë argëtuese dhe interaktive, t’u ndihmojmë prindërve që të kalojnë kohë cilësore me fëmijët e tyre. Librat digjitalë mund t’i shkarkoni nga ueb-faqja alb.eknigi-junior.mk dhe t’i përdorni në kompjuterin, tabletin ose telefonin tuaj të mençur, madje edhe pa qenë të lidhur me internet.
Më shumë informata në alb.eknigi-junior.mk