Argjentina e nis me fitore

INA
INA

8 Shtator, 2023

Kombëtarja e Argjentinës i ka nisur me fitore 1-0 ndaj Ekuadorit, kualifikueset e Amerikës së Jugut për Kupën e Botës dhe vendimtar ishte ylli i skuadrës, Lionel Messi me një gol të jashtëzakonshëm nga goditja e lirë.

Përfaqësueset e Amerikës së Jugut (CONMEBOL) kanë filluar ndeshjet kualifikuese Kupën e ardhshme të Botës që do të zhvillohet pas tre vitesh në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Ndeshjet e xhiron së parë nisen pa ndonjë befasi, me Argjentinën që fitoi me rezultat 1-0 në shtëpi ndaj Ekuadorit.

Goli i vetëm dhe vendimtar u shënua nga ylli i ekipit, Messi, i cili ishte i papërmbajtshëm në minutën e 78-të të ndeshjes.

Messi shënoi një supergol nga një goditje e dënimit prej pak më shumë se 20 metrave duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit ekuadorian.

Edhe pse ka fituar Botërorin e fundit me Argjentinën e tij, Messi tregoi se nuk dëshiron të ndalet me kaq. por përkundrazi, nisi një cikël të ri kualifikimi në Botëror dhe e bëri në mënyrën e duhur..

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

manchester united

“United” në vështirësi, Ten Hag i qetë pas humbjes së fundit në Ligën e Kampionëve

bayerni

Bayerni me rikthim të madh

shkendija2

Derbi i madh në Tetovë, Shkëndija e Struga Trim Lum kërkojnë fitoren

Italy Soccer Champions League

VIDEO / Interi e Reali në festë, goditje e madhe për klubet angleze

champions-logo

LIGA E KAMPIONEVE/ Dy rivalët e Interit dhe një çift që do pikët e para, publikohen formacionet zyrtare

Xhevat Prekazi

Xhevat Prekazi pëson sulm në tru, shtrihet në spitalin e Beogradit

donjeta-sadiku

​Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike

messi

Premtimi i presidentit të Inter Miamit: Messi do ta luajë ndeshjen e tij të fundit në Barcelonë

Ben Chilwell 2

Ben Chilwell jashtë fushave deri në muajin dhjetor

INFO

NA NDIQ