Argjentinasi Paulo Dybala e ka marrë vendimin për të ardhmen e tij…

Picture of INA
INA

11/07/2023

Ylli i Romës, Paulo Dybala, ka vendosur të qëndrojë te skuadra verdhekuqe edhe sezonin e ardhshëm. Ai beson në procesin e ndërtimit të një projekti të ri fitimprurës në kryeqytetin italian dhe dëshiron të jetë pjesë e tij.

Shumë skuadra po shfaqin interes për argjentinasin. Mes tyre janë edhe klube nga Arabia Saudite dhe Europa. Madje pak ditë më parë u spekulua, se Pochettino synonte të tërhiqte bashkëkombasin e tij në “Stamford Bridge”. Megjithatë, Dybala i hodhi poshtë kategorikisht këto thashetheme.

“Sigurisht që jam i lumtur që jam te Roma. A do të qëndroj këtu? Po, të hënën nisim stërvitjen”,- ka deklaruar kategorikisht ai për “LaRoma24”.

Dybala u bë i preferuari i tifozëve të “Ujqërve” sapo mbërriti në “Olimpico”. Ai u prit ngrohtësisht dhe me shumë entuziazëm. Duket se argjentinasi e ka vlerësuar qëndrimin e tifozëve ndaj tij dhe është i vendosur që t’i sjellë më shumë trofe skuadrës.

Dybala ka kontratë me Romën deri në vitin 2025 dhe aktualisht nuk ka ndërmend të largohet më herët. Megjithatë, në kontratën e argjentinasit ka një klauzolë mjaft të ulët blerjeje me vlerë rreth 12 milionë euro, e cila vazhdon të shqetësojë drejtuesit e “Ujqërve”, pavarësisht qëndrimit pozitiv të futbollistit për momentin.

TË FUNDIT

Gjesti shpallet fitues i Big Brother VIP Albania 4

Gjesti jep vulën, tregon si ndihet me Eglin

Incident që në hyrje të Big Brother, ja çfarë ndodhi?

Jul Deda nxjerr sheshit pak para finales emrin e FITUESIT të BBVA 4?

Lojtari i Madh!

“Unë e di kush e ka të blerë çmimin”, ish-banorja hedh dyshime për finalen e BBVIP4

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË