Ari i fjetur në Kosovë

0

Republika e Kosovës është e pasur me resurse natyrore. Ajo njohet për pasuritë e saj nëntoksore, e posaqërisht arin dhe argjendin. Kjo është edhe arsyeja pse Serbias bën një luftë kaq të madhe për ta marrë Veriun e Kosovës.

Në Strategjinë minerare të Kosovës janë paraqitur të dhëna për pasurinë nëntoksore të vendit. Ari është njëri prej mineralëve që gjendet më shumti në disa vendbanime të Kosovës.

Miniera e Artanës (ish-Novobërda) është më e pasura sa i përket arit. Llogaritet se në këtë minierë ka resurse të arrin deri në 2 mijë e 700 kg.

“Sipas vendburimeve, vlerësohen këto përmbajtje të arit: Stantërg: 0.6 g/t, Bellobërdë: 0.7 g/t, Cërnac: 1.0 g/t, Hajvali: 0.5 g/t, Kizhnicë: 1.1 g/t, Badovc: 0.25 g/t, Artanë: 1.6 g/t, Crepulë: 0.13 g/t”, thuhet tutje në Strategjinë minerare. (INA)