Ari i nuseve nëpër dasma!

Gjyla ÇELIKU

Sa shumë që ju pengon ari i nuseve nëpër dasma dhe unanimisht vetë shpalleni “analistë të shekullit” me komente “intelektuale” dhe shisni mend aty ku mendoni që lëndoni dhe nuk u preket interesi.

Juve “analistë të arit të nuseve” a nuk u pengon luksi i politikanëve, fëmijëve të tyre me vetura të shtrenjta që janë nga djersa e popullit?

Si nuk na shkruani një fjalë të vetme për luksin e tyre?

Si nuk ngritët zërin për diskriminim të shqiptarëve në Maqedoni, burgosjet e vrasjet?

A nuk ju pengon që iku rinia në tokat e huaja nga fukarallëku që na sollën dhe pasiguria?

Ani de nuseve u pëlqen ari dhe le ta bëjnë sepse e kanë hallall me djersë, ndërsa ju nuk jeni asnjë faktorë që të orientoni dikend si t’ia bëj qejfin vetes sepse është djersa e tyre, a djersën tuaj e keqpërdor pushteti me luks, vetura, dreka-darka dhe ju heshtni!
Unë respektoj dëshirën e secilit me mund dhe djersën e tij dhe juve të dashur miq bëni si t’ju dojë qejfi pa u marrë me “analistat” që frustracionet e politikës i nxjerrin te ju pasi atje nuk ua mban!

Për hajër u qofshin dasmat dhe u shtoftë shqiptaria!