Arianit Hoxha: Kërkojmë përgjegjësi për sulmin ndaj këshilltarit Mena nga këshilltari i BDI-së

0

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arianit Hoxha sot përmes një konference nga Ohri dënoi ashpër sulmin ndaj këshilltarit të tyre, Xhemal Mena në seancën e këshillit komunal nga ana e këshilltarit të BDI-së.
“Për të sqaruar opinionin publik, një kohë më të gjatë, këshilltari i BDI në Komunën e Ohrit po sillet si “sherif” lokal, duke treguar forcën e tij që ka nga pushteti, gjë që eskaloi dje gjatë seancës së këshillit komunal të komunës Ohër, ku në mënyrë vandale, ashtu si i ka hije një banditi ordiner, ka sulmuar këshilltarin tonë Xhemal Mena”, theksoi Hoxha.

Sipas tij, arsyeja e këtij sulmi fizik ka qenë refuzimi i këshilltarit tonë që të votojë pikat e shumicës LSDM-BDI në Këshillin Komunal Ohër.

“Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Lëvizja Besa nuk është pjesë e shumicës në Komunën e Ohrit dhe si e tillë nuk ka obligim që të votojë çdo gjë që i servohet nga shumica. Po ashtu, jemi dëshmitarë se edhe në shumë media para disa kohe pikërisht u ngrit çështja e ndërtimeve pa leje pas të cilave sipas hulumtimeve të medieve qëndron pikërisht këshilltari i BDI-së në Ohër, prandaj ne sot publikisht i themi se vota e Lëvizjes Besa asnjëherë nuk do jetë në shërbim të mafies urbane apo politikës banditeske që ushtron BDI në Ohër, dhe që me heshtjen e tyre po e mbështet edhe LSDM”, theksoi sekretari gjeneral, Xhemal Mena.
Ai tha se kërkon nga organet e drejtësisë, të marrin hapa konkrete që sulmuesi i BDI-së të merr dënimin e duhur për dhunën e ushtruar, si dhe organet e rendit të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në shprehjen e lirë të mendimeve.

“I apelojmë BDI-së që urgjentisht të distancohet nga këshilltari i tyre pasi që ja një rast eklatant ku ata duhet të nisin të ashtuquajturin “vetting” partiak, në të kundërt do dëshmohet ashtu si edhe në të kaluarën se çdo iniciative e tyre ka qene vetëm për përfitimin e poenëve politik dhe jo për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve. Po ashtu, kërkojmë nga LSDM që të distancohet nga veprimet e këshilltarit të BDI-së në Ohër, përndryshe do dëshmohet ajo që shumë qytetarë po dyshojnë se pikërisht LSDM është mbrojtësi më i madh i figurave të korruptuara dhe kriminale të BDI-së.”, theksoi zyrtari i lartë i Lëvizjes BESA. (INA)

press konferencë

Të nderuar përfaqësues të medieve,Të nderuar qytetar,Thirrëm këtë konferencë për shtyp për të njoftuar dhe dënuar rastin djeshëm, ku në mënyrë vandale u sulmua këshilltari i Lëvizjes Besa në Komunën e Ohrit, Xhemal Mena, nga këshilltari i BDI-së, njëherësh edhe kryetar dege i kësaj partie.Për të sqaruar opinionin publik, një kohë më të gjatë, këshilltari i BDI në Komunën e Ohrit po sillet si “sherif” lokal, duke treguar forcën e tij që ka nga pushteti, gjë që eskaloi dje gjatë seancës së këshillit komunal të komunës Ohër, ku në mënyrë vandale, ashtu si i ka hije një banditi ordiner, ka sulmuar këshilltarin tonë Xhemal Mena.Arsyeja e këtij sulmi fizik ka qenë refuzimi i këshilltarit tonë që të votojë pikat e shumicës LSDM-BDI në Këshillin Komunal Ohër. Për hir të informimit të drejtë të opinionit publik, Lëvizja Besa nuk është pjesë e shumicës në Komunën e Ohrit dhe si e tillë nuk ka obligim që të votojë çdo gjë që i servohet nga shumica. Po ashtu, jemi dëshmitarë se edhe në shumë media para disa kohe pikërisht u ngrit çështja e ndërtimeve pa leje pas të cilave sipas hulumtimeve të medieve qëndron pikërisht këshilltari i BDI-së në Ohër, prandaj ne sot publikisht i themi se vota e Lëvizjes Besa asnjëherë nuk do jetë në shërbim të mafies urbane apo politikës banditeske që ushtron BDI në Ohër, dhe që me heshtjen e tyre po e mbështet edhe LSDM.Kërkojmë nga organet e drejtësisë, të marrin hapa konkrete që sulmuesi i BDI-së të merr dënimin e duhur për dhunën e ushtruar, si dhe organet e rendit të garantojnë sigurinë e qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre në shprehjen e lirë të mendimeve.I apelojmë BDI-së që urgjentisht të distancohet nga këshilltari i tyre pasi që ja një rast eklatant ku ata duhet të nisin të ashtuquajturin “vetting” partiak, në të kundërt do dëshmohet ashtu si edhe në të kaluarën se çdo iniciative e tyre ka qene vetëm për përfitimin e poenëve politik dhe jo për përmirësimin e përfaqësimit të shqiptarëve.Po ashtu, kërkojmë nga LSDM që të distancohet nga veprimet e këshilltarit të BDI-së në Ohër, përndryshe do dëshmohet ajo që shumë qytetarë po dyshojnë se pikërisht LSDM është mbrojtësi më i madh i figurave të korruptuara dhe kriminale të BDI-së.Sekretari Gjeneral i Lëvizjes BESA,Arjanit Hoxha11.06.2019

Gepostet von Lëvizja BESA am Dienstag, 11. Juni 2019