Arif Vladi i kushton këngë veprimtarit dibran, Turan Rusi (Video)

Picture of Ina Online
Ina Online

06/01/2025

Këngëtari i mirënjohur Arif Vladi i ka kushtuar një këngë të veçantë madhështore Turan Rusit,veprimtarit të madh dibran, tashmë të ndjerë.

“Turan Rusi-nderi i shqiptarisë” është titulli i këngës që përshkruan veprimtarinë madhore patriotike dhe humaniste të veprimtarit dibran.

Turan Rusi një jetë për komb e atdhe!

Veprimtari i komunitetit Turan Rusi lindi më 17 Shtator 1933, në Dibër të Madhe, ndërroi jetë më 19 janar 2023, në Staten Island – New York.

Një emigrant i vjetër në Amerikë, nga Dibra e Madhe, jetonte me familjen e tij mes Dibrës, Floridës dhe Nju Jorkut.

Kontributi i tij është shumëdimensional si në aspektin kombëtar, lobues, po ashtu edhe human dhe bamirës. Ai për gjithë këtë ishte dekoruar me dekoratat më të larta.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e dekoroi në 29 vjetorin e çlirimit të Kosovës me Medaljen Presidenciale.

Ramush Haradinaj Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës më 23 Shtator 2019)
e kishte dekoruar me medaljen “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Më 27 Qershor 2022, u nderua nga Presidenti Ilir Meta me Titulliin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”. Përveç tyre janë edhe shumë mirënjohje dhe dekorata tjera, duke përfshirë edhe Dibrën si vendlindjen e tij.

Turan Rusi me punë e mundime ka realizuar së bashku më fëmijët( Selimin, Iliirin dhe Benin) ëndrrën amerikane, duke ndërtuar biznese shumëmilionëshe të cilat ka kontribuar disa her për çështjen kombëtare e kauza humanitare, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Më 1979, si rezultat i një pune të madhe së bashku me gruan Lirien, atyre kursimeve të fitimeve të tyre, ai hap edhe kompaninë e mirëmbajtjes së pullazeve në qytetin e Nju Jorkut, Brukilin, me emrin “Benjamin Roofing” kompani prestigjoze e cila është dhe sot e suksesshme me pronar dialin e e dytë të tij Ilirin.

Ilir Rusi, i cili njihet dhe și një aktivist me kontribut të math në komunitetin shqiptar, ai nga viti 1998 – 2002, për dy mandate u zgjodh dhe President I organizatës së njohur lobiste shqiptare Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan (NAAC).

Më 15 nëntor të vitit 2003 z.Turhan Rusi, dhe tre djemtë e tij, Selimi, Ilirjani dhe Beniamin dhe z.Faton Marke, ishin ata që e përuruan në Dibër të Madhe, Qendrën për Diagnostifikimin e Kancerit “FLORINA RUSI – MARKE”, me financim të drejtpërdrejtë të familjes Rusi – nga Nju Jorku në SHBA.

Klinik, e cila ka qenë vetmja e këtij lloji në Maqedonin e Veriut, dhe në Ballkan, që ofronte të gjitha shërbimet falas dhe me një aparaturë të sofistikuar e të importuara nga teknollogjia amerikane, që familja Rusi, i dërgojë nga SHBA-të.

Turan Rusi mbas vitit 1991, rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, ka pritur mjaft personalitete në shqiptare në Nju Jork, duke i shoqëruar ata në takime të rëndësishme.

Ndërsa, dekadat e fundit djali i madh i Turanit, Sal Rusi, filantrop dhe biznesmen i madh, që njihet jo vetëm mesin e komunitetit shqiptar në SHBA, por edhe në qarqet më të larta në Washington,(White House, Senat e Congress) e qytetin e New York – (Mayor of New York City).(INA)

TË FUNDIT

Kurti: Për mbrojtje nga Serbia, e kemi ushtrinë tonë dhe komandantin Bashkin Jashari (video)

Ramush Haradinaj zhvillon takim me Richard Grenell në SHBA, jep detaje nga biseda mes tyre

“TikTok” rikthehet për përdoruesit amerikanë, pas ndërhyrjes së Trump

Komunat nisin procedurat, Qeveria ndau 100 milionë euro

Ndërron jetë 17-vjeçari nga Shkupi që u godit nga rryma!

Luizi publikon këngën e re: A ke zemër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË