Arifi: Kurti e harroi Luginën, varrosi aspiratën për bashkim

INA
INA

31/10/2023

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për neglizhencë dhe mosdhënie të mbështetjes së duhur ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai për RTSH-në tha se Lugina e Preshevës nuk po e gëzon mbështetjen e duhur nga qeveria e Kosovës, madje me Marrëveshjen e Ohrit, u varros aspirata e Luginës për t’u bashkuar me Kosovës.

“Kurti ka ndryshuar qëndrim, ku më pak se një vit më parë, ai ka folur për reciprocitet dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Kurti e ka varrosur të gjitha mundësitë që ne të jemi pjesë e Kosovës,” u shpreh Arifi.

Sipas Arifit, qeveritë e mëparshme në Kosovë, kanë pasur disa diskutime për shqiptarët e Luginës, por me ardhjen e Kurit dhe qasjen e tij me këtë dialog e bën të pamundur perspektivën e Luginës.

Kujtojmë se Arifi disa herë ka akuzuar Qeverinë Kurti, madje nuk ka marrë pjesë as në takimin e Kurtit me përfaqësuesit e Luginës.

Në Qeverinë Kurti, ndërkaq janë dy këshilltarë nga partia rivale e Arifit (PVD). Është Ardita Sinani (ish-kryetare e Preshevës), këshilltare e kryeministrit Kurti, dhe ish-kryetari i Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafa, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_7409

Si më prezantoi këmbimin e territoreve Hashim Thaçi, plani ishte i Edi Ramës dhe Baton Haxhiut” – Agim Bahtiri rrëfen detaje

Leonard ademi

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

policia-kosoves

Kosovari erdhi për dasmën e vëllait, hodhi nga kati i 6-të i hotelit të dashurën argjentinase (FOTO)

bugajski

Bugajski zbulon planin e Moskës – ja synimi që kishin me Serbinë për Kosovën!

mesuesja e Liridones

Mësuesja e Liridonës: Nuk e harroj momentin kur Naimi me ftohtësi vendosi tre gishta në ballin e saj dhe nuk e përqafoi

vellau haxhi shala

Vëllai i Haxhi Shalës: Po thonë që e ka pengu drejtësinë, pritet që m’u ekstradu

Naim Murseli

“Burg me 5 yje”, Tomë Gashi tregon se ku po mbahet Naim Murseli – ja çfarë ‘rrezikon’ të organizojë

viza kosova heqja vizave

Kanë mbetur veç edhe pak javë nga liberalizimi i vizave për Kosovën – rregullat dhe kufizimet

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

INFO

NA NDIQ