Arifi: Kurti është diktator, nuk ka ndjenja ndaj Luginës së Preshevës (VIDEO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/02/2023

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e quajti diktator kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai tha se në momentin kur ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kishte humbur shumicën e saj në asamblenë komunale, Kurti i kishte telefonuar atij duke i thënë ‘mos bëni kështu e ashtu’, dhe se ka dashur në një moment të caktuar t’ia imponojë që të tërhiqet nga ai proves.

“Ne normalisht proceset demokratike i vlerësojmë më lartë se ndonjë urdhër të ndonjë pseudo-diktatori dhe i kemi vazhduar proceset. Ai nuk e vëren, por është diktator pseudik. Është pak më mirë i veshur, me një kravatë ndryshe e gjuhën ndryshe, por në thelb e ka atë ideologjinë diktatoriale. Në qoftë se dikush kritikon, është menjëherë kundër. Pas ardhjes tonë në pushtet vitin e kaluar, çdo vizitë e ka urdhëruar që të mos vijë më në Komunë të Preshevës, ka vizituar vetëm Komunën e Bujanocit dhe kaq. Çdo ministër që ka ardhur deri më tani, i ka thënë të mos shkojnë në Komunë të Preshevës”, deklaroi Ariif.

Ai po ashtu u vlerësoi se Kurti e ka bërë një gabim, siç e cilësoi, shumë të madh kur ka qenë debati rreth bashkimit të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës më 2018-ën.

“Kur ish-presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, e ka ecën këtë kërkesë në nivel ndërkombëtar, Albin Kurti ka dalë kundër. Jo vetëm kundër me qëndrim, por edhe me një demonstratë kundër kësaj. E ka bërë atë të cilën ne shqiptarët e Luginës së Preshevës e kemi kërkuar qysh prej vitit 1992, pra bashkëngjitjen, e Kurti e ka kundërshtuar.”, tha Arifi, duke shtuar se Kurti nuk ka ndjenja ndaj Luginës së Preshevës dhe se krejt këtë çështje ai e sheh matematikë, i përdorë si matematikë dhe si thesar për vota dhe kaq!

 

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

Taravari: Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit

qeveria-serbe-vucic

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

zjarr

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

menduh thaci

Thaçi: Na duhet mbi 150 mijë vota për Bujarin.

Maksim Dimitrievski

Dimitrievski: Nuk i sulmojmë subjektet politike, zhvillojmë fushatë pozitive

ministria-e-kultures-

3000 punonjës pa paga, protestë para Ministrisë së Kulturës

IMG_1265

Sondazhi i IRI: Serbia aleati më i rëndësishëm për qytetarët maqedonas, Bullgaria, Rusia dhe Kosova shihen si kërcënim

ASH

ASH: Mickoski konfirmoi se po përgatitet një front anti BE dhe NATO

INFO

NA NDIQ