Arifi: 10 mijë adresa të shqiptarëve në Luginë janë pasivizuar nga shteti serb (VIDEO)

ina-online
ina-online

16 Shtator, 2023

Kreu i Komunës së Preshevës gjatë qëndrimit në Uashington e ka ngritur edhe një herë cështjen e fshirjes së adresave nga ana e shtetit serb ndaj shqiptarëve atje.

Sipas tij, deri tash Serbia ka pasivizuar 10 mijë adresa. Ai ka thënë se gjatë takimit me emisarin amerikan Gabriel Escobar ka kërkuar që kjo të stopohet.

“Pikë së pari është e dyta herë që jam në Amerikë, edhe të parën herë kur kam qenë në vitin 2020 pak para pandemisë ka qenë interesante sepse Departamenti i Shtetit nuk ka qenë aq i informuar rreth pasivizimit. Nga ai moment e tutje, këto tri vite ka lëvizur shumëçka në lidhje me pasivizimin në aspektin e përgatitjes të njohjes së fenomenit të pasivizimit, i cili nënkupton që shqiptarët në Luginë të Preshevës në mënyrë selektive, pra vetëm shqiptarët dhe jo serbët, pasivizohen, pra suspendohen nga adresa e tyre që e kanë pasur gjithmonë. Nga ai moment ata privohen edhe nga mundësia për të qenë shtetas në vazhdimësi në atë vend dhe u rrezikohen edhe pronat edhe shërbimet civile, por edhe identiteti i tyre në atë vend” ka thënë Arifi për Zërin e Amerikës.

“Nga viti 2020 e këndej janë hartuar disa dokumente, së pari njëherë në raportin e Departamentit të Shtetit nga viti 2021 e kemi fenomenin e pasivizimit të adresave të përmendur, nga viti 2022 e kemi edhe në raportin për të drejtat e njeriut fenomenin e pasivizimit të përmendur. Në Bashkimin Evropian vitin e kaluar kemi arritur të bëjmë një rezolutë e cila e dënon ashpër pasivizimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës por edhe i kërkon Serbisë që të sqarojë se përse bëhet kjo ndaj shqiptarëve posaçërisht. Kështu që shumëçka ka lëvizur por rezultatet në terren janë ende zero sepse ne për momentin i kemi dhjetë mijë shqiptarë tashmë të pasivizuar dhe ky fenomen nuk do të ndalet dot nga Serbia sepse ju duhet ta kuptoni kudo që ka shqiptarë ne jemi peng dhe viktimë e dialogut. Pra një dialog i cili shkon në disfavor të Kosovës, shkon shumë në dëm të Luginës së Preshevës. Një dialog i cili shkon në favor të Kosovës do të shkonte edhe në favor të Luginës së Preshevës. Në momentin që po shkon në disfavor të Kosovës dialogu edhe ne po dëmtohemi në vazhdimësi. Kështu që pasivizimi është një çështje që unë i kërkova edhe të dërguarit amerikan (Gabriel) Escobar-it që të stopohet më, të bëhet një moratorium i këtij fenomeni në Serbi ndaj shqiptarëve dhe tash presim se çfarë do të ndodhë” ka shtuar ai./VOA

Intervista nga minuta e 18:15

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Mesto: Beograd
Datum: 21.05.2010
Dogadjaj: POLITIKA/EKONOMIJA - ministar bez portfelja u Vladi Srbije Sulejman Ugljanin potpisao je danas ugovore sa predstavnicima 31 preduzeÊa i organizacija iz nedovoljno razvijenih opötina, kojima se sredstva dodeljuju na osnovu prvog javnog konkursa za 2010. godinu
Licnosti: Sulejman Ugljanin

Sulejman Ugljanin përsërit kërkesën: Boshnjakët të bashkohen në negociatat ndërmjet Serbisë dhe Kosovës

albin kurti

Albin Kurti: Ky ishte qëllimi i Vuçiqit më 24 shtator

chollet

Chollet telefonon Kurtin dhe Vuçiqin. Ja mesazhi i tij

armatimi veri

Lajmi i fundit/Në veri të vendit arrestohen edhe dy persona dhe konfiskohet arsenal armësh

krenar lloga

Lloga: Ligji për amnisti do të dorëzohet në Kuvend, s’ka amnisti për veprat e rënda penale

merko

Merko tanimë 3 muaj në “Listën e Zezë”, asnjë rast nuk ka marrë epilog

market-kovacevski-bekteshi

Ulje të çmimeve për pijet, perimet dhe pemët në Maqedoni, Kovaçevski jep detaje

hovenier

Hovenier për grupin terrorist: E dimë që qëndon dikush prapa tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë

lajcak

“Die welt”: Lajçak duhej shkarkuar, Biden të ndërhyjë!

INFO

NA NDIQ