Arinjtë në Zhirovnicë detyrojnë 82 vjeçaren të migrojë në Gjermani

Picture of INA
INA

05/10/2023

E moshuara e cila u mbrojt nga ariu me dritë në dorë dhe me një tepsi për të frikësuar ariun në Zhirovnicë sot është larguar për në Gjermani. 80 vjeçarja e cila jetonte e vetme në këtë fshat është detyruar të largohet te djali i saj jashtë vendit nga frika që të mos sulmohet përsëri nga arinjtë.

“Një e moshuar e cila me metodat e saj kishte arritur të frikësoje ariun dhe të mbrohet, pas dy ditësh erdhi djali i saj nga Gjermania e mori dhe e moshuara 82 vjeçare që vitet e fundit të jetës së saj u deshtë që t’i kaloje në vendlindjen e saj për fat të keq u largua me lot në sy për në Gjemani”, deklaroi Adnan Saliu – kryetar i Bashkësisë Lokale -Zhirovnicë.

Kryetari i bashkësisë lokale të Zhirovnicës kërkon zgjidhje të shpejtë të kësaj situate pasi arinjtë janë bërë të pa durueshëm dhe thotë se vetëm në fshatin Zhirovnicë ka mbi 40 arinj që vizitojnë fshatin.

“Problemi tani nuk janë mbeturinat pasi arinjtë shëtisin lirshëm dhe çdo ditë bëjnë probleme. Ne kërkojmë mekanizëm, sepse dëgjojmë që përmendët gjuajtje, ne nuk kërkojmë t’i gjuajmë, ne kërkojmë dislokim të arinjve, vënie në gjumë dhe largim, ne kemi shtim të një numri të madh dhe nuk e thonë situatën faktike pasi edhe ata nuk e dinë, u përmend numri 180 por sipas vlerësimit tonë vetëm në Zhirovnicë kemi mbi 40 arinj”, tha Adnan Saliu – kryetar i Bashkësisë Lokale -Zhirovnicë.

Te Qendra për Menaxhim me kriza çdo ditë arrijnë ankesa nga banorët e Komunës së Mavrovë- Rostushës thotë drejtori i kësaj qendre Stojançe Angellov.

“Për fat të keq kemi sulme në kafshë, janë mbytur një numër i madh i bagëtive, në mëngjes më dërguan një video të një kali i cili është gjysmë i ngrënë nga ana e ariut. Dhe këto sulme nga arinjtë në atë anë janë të përditshëm. Si Qendër për Menaxhimin me Kriza në çdo thirrje të qytetarëve ne dalim në ndihmë të qytetarëve dhe e ndjekim situatën, në rastin konkret, unë isha në fshatin Zhirovnicë dhe sigurisht që përsëri do të shkoj dhe të takohem me banoret që të sqaroj cilat masa janë ndërmarrë nga qeveria”, u shpreh Stojançe Angelov, drejtor i QMK-së.

Një nga masat që u shqyrtuan dhe miratuan nga Qeveria ishte pastrimi i mbeturinave brenda dhe rreth vendbanimeve në këtë komunë, por kjo sipas banorëve nuk do të ndalonte zbritjen e arinjve në fshatra pasi veçmë thuajse çdo natë futen neper oborret e banorëve. Shqetësimi tjetër për banorët është që arinjtë përveç në orët e mbrëmjes dalin edhe në mëngjes kur fëmijët shkojnë në shkollë. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Ndërron jetë shqiptari nga Shkupi, njëri ndër pacientët më jetëgjatë në botë nën terapinë e hemodializës

VLEN mirëpret mërgatën në pikën kufitare të Tabanocit: Nuk jeni mysafirë, jeni pjesë e zemrës sonë

Lamine Yamal nënshkruan historinë me gjyshen përdore!

Nuk fshihen më, Sara Hoxha dhe Erik Fullani të lumtur në plazh

Mexhiti mirëpriti veprimtarin shqiptaro-amerikan Bruno Ceka

Taravari: VLEN si projekt dështoi, kjo qeveri ka kaluar vijat e kuqe duke e larguar vendin nga BE

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË