Arjanit Hoxha në Tetovë: Ne flasim për standard jetësor dhe mirëqenie, BDI flet me folklor si Gruevski

0

Shefi i shtabit qendror të Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në tubimin qendror në Tetovë, ka adresuar disa porosi politike para qyetarëve në Tetovë, shkruan Albanews24.

Ky tubim qendror i Besës, sipas Hoxhës, nuk është për të treguar se sa e fuqishme është Besa, sepse ajo është dëshmuar në zgjedhjet e fundit parlamentare, por për të treguar pse BDI duhet të shkojë në opozitë.

Përderisa ne flasim për standard jetësor dhe mirëqenie, ata flasin për folklor të ulët. Mos harroni se edhe Gruevski ishte ai që fliste me këtë gjuhë, por sot ku është! Për dallim, në mungesë të problemeve për këto 18 vite dështim. Për 18 vite, nuk arritën të nxjerrin një kuader për kandidat për kryeministër, por një person të harxhuar politikisht, ka theksuar Hoxha ndër të tjera.

Hoxha ka adresuar edhe nje sërë kritika ndaj krahut tjetër të opozitës shqiptare, që herë hiqen si opozitë e herë si pozitë. Ata nuk janë shembulli për të udhëhequr në qeverisjen e ardhshme, sepse e kanë dëshmuar me ryshfet, korrupsion, vjedhje akuza për vrasje se vendi nuk udhëhiqet me këtë politikë. Ata nuk duan të luftojnë BDI-në, por duan që bandat e BDI-së t’i zëvendësojnë me bandat e tyre.