Arjanit Hoxha prezanton punën njëvjeçare si ministër i Bujqësisë

Sot në ambientet e ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujrave, ministri i këtij dikasteri Arjanit Hoxha ka raportuar për punën si ministër në këtë dikaster për një vit.

“Në konferencën e sotme për shtyp, prezantova rezultatet e punës sime njëvjeçare si ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. “Politikat tona të zhvillimit janë në përputhje me politikat e përbashkëta bujqësore të Bashkimit Evropian si një hap i sigurt drejt prodhimit të zhvilluar bujqësor. Vizioni ynë është të krijojmë bujqësi fitimprurëse dhe të ndikojmë fuqishëm për zhvillimin intensiv rural, i cili duhet të krijojë atmosferë kënaqësie dhe suksesi tek fermerët dhe të jetë një motivim i fuqishëm për të rinjtë që e shohin të ardhmen e tyre këtu” tha ministri Arjanit Hoxha.

Hoxha më tej u falenderua me theks të veçantë për bashkëpunimin e ofruar nga të gjithë fermerët dhe agrobiznesmenët, si dhe ekipin tij dhe për të gjithë punonjësit e MBPEU-së.