Profesori i Shkencave Arkeologjike, Mixhait Pollozhani theksoi për TV Shenjase gjetjet arkeologjike të zbuluara së fundi në fshatin Koroshishtë të Strugës i takojnë fisit ilir të Enkelejdëve.
Pollozhani, i cili ka qenë i pranishëm kur u zbuluan artefaktet, për TV Shenja tha se artefaktet arkeloligjike që janë zbuluar në varrin e Koroshishtës, kanë tipare të ngjajshme me kulturën e Trebenishtës dhe siç tha e vërteta gjithmonë është me vet artefaktet.
“Unë mendoj që nëse flasim për kulturën e Trebenishtës, ashtu edhe kulturën që ka dalur në këtë varr të Koroshishtës, atëherë thuhet, edhe vet udheqësi i projektit e pranoi se janë gjetje që i përkasin fisit të Enkelejdëve, ndërsa Enkelejdët janë Ilir. Nëse Enkelejdë janë ilirë dhe ne jemi pasardhës të Ilirëve, atëherë dëshmia vetvetiu rrjedhë dhe vjen aty. Por ta kemi parasysh që në kuadër të atyreve gjetjeve ka edhe gjëra që janë të improtuara, që nuk janë prodhim lokal, që nuk kanë të bëjnë me privilencën Ilire, por janë si rezultatë i ndikimeve dhe i gërshtetimeve të kulturave”, deklaroi Pollozhani.
Dyshimet në opinion se munden të manipulohet me gjetjet, Pollozhani beson se pas analizave të gjetjeve arkeologjike e vërteta do të dalë në pah, pasi prezent kanë qenë edhe arkeologë të huaj.
Sipas tij, e gjithë kjo pasiguri dhe mjegull vjen si pasojë e mungesës së kuadrove shqiptarë në këtë fushë dhe emërimi jo adekuat i personave në intitucionet që merren me trashëgimi. Në gërmimet arkeologjike në Koroshishtë të Strugës, janë gjetur helmetë e bronzit, unaza të arit, enët e ndryshme dhe fletët metalike prej arit.(INA)