Arkivat nxjerrin dokumentet, publikojnë sasinë e arit që mori Mbreti Zog

Iliria News Agency
Iliria News Agency

19/02/2023

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar dy dokumente që tregojnë se sasia e arit që ka marrë mbreti Zog kur u largua nga Shqipëria më 1939, është shumë herë më i madh sesa dihej deri më tani.

Sipas Arkivit, ky fakt i ri historik pritet që të ngjallë shumë debate, teksa dokumenti është nxjerrë nga fondi i milicisë fashiste dhe vjen në formën e një raporti.

Në dokumentin e firmosur nga Gjon Lusha thuhet se më datë 8 prill 1939 Mbreti Zog ka kaluar kufirin me Greqinë dhe gjatë kontrollit i janë gjetur: 250.000 napolona ari të mbretit Zog; 60.000 të Abdurrahman Mati; 40.000 të Gjeneral dhe 40.000 të Aranitil Ministrit Musa Juka.

“Ari që mori me vete Mbreti Zog dhe dokumenti i ri që pritet të ngjallë shumë debat! Arkivi i shtetit publikon sot për herë të parë një dëshmi të re rreth sasisë së arit të marrë me vete nga Mbreti Zog gjatë largimit nga Shqipëria.

Sipas dokumentit që është shkruar dhe firmosur nga Gjon Lusha, ai pretendon se sasia e Arit që Mbreti Zog dhe shoqëruesit e tij kanë marrë me vete gjatë largimit nga Shqipëria për në Greqi në Prill të vitit 1939 është shumë herë me e madhe se ajo që dihej deri më sot. Dokumenti është nxjerrë nga fondi i milicisë Fashiste dhe vjen në formën e një raporti si më poshtë”, thuhet në njoftim./Euronews.al

 

https://www.facebook.com/arkiva.gov.al/posts/6044693072241229

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Guterres drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së: As rajoni dhe as bota s’mund të përballojnë një luftë tjetër

aksidenti shqiperi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në Shqipëri, ndër më të lartat në Europë! Vendi ynë, i gjashti në listë

shkupi

Turistët nga Turqia dominojnë për turizëm në Maqedoninë e Veriut

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

EMRAT/ Ja kush janë ambasadorët dhe emisarët e rinj të BE-së në Ballkanin Perëndimor

hotel mijallkov oher

Kompania e Mijallkovit filloi me ndërtimin e një hoteli luksoz në Ohër, reagon “02 Iniciativa”

moti shiu

Ndryshime të mëdha të motit: Nga mesi i javës Maqedonia duhet të përgatitet për ulje drastike të temperaturave

nafta tregjet

Rritet çmimi i arit dhe i naftës! Si po ndikon në tregjet financiare sulmi i Iranit ndaj Izraelit

FLAMUR-MK-1-696x397

Shkupi formon shtab krize për evakuimin e shtetasve nga Lindja e Mesme

shkupi

Gjuha e urrejtjes në Maqedoni, një realitet shqetësues

INFO

NA NDIQ