Arkivat Shqiptare u prezantuan në “Ditë e Alfabetit”

INA
INA

21/11/2023

Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup prezantoi të martën veprimtarinë e fundit botuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shtetit Shqiptar, në kuadër të manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e alfabetit – 2023”.

Me këtë rast, u përuruan katër botime, që objekt trajtimi dhe referimi kanë dokumentet arkivore, ndërsa u ekspozuan edhe dokumente dhe fotografi të ngjarjeve e personaiteteve që janë të lidhura drejtërdrejtë me Kongresin e Alfabetit (1908).

Në fjalën e tij të rastit, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani vlerësoi bashkëpunimin institucional mes Institutit të Trashëgimisë dhe Drejtorisë së Arkivave të Shqipërisë, të cilat sipas tij kanë reflektuar frymën e bashkëpunimit si tek institucionet tjera ashtu edhe tek masat e gjera. “Ky model fuzionimi, që prej disa viteve kanë ndërtuar institucionet tona me relavancë, ka reflektuar edhe më gjerë dhe ka bërë të mundur që sot shqiptarët, pavarësisht hapësirave gjeografike ku ata jetojnë, të shënojnë dhe organizojnë bashkë aktivitete shkencore e kulturore dedikuar Kongresit të Alfabetit”, nënvizoi Asani.

Sakaq, drejtori i DPA-së, Ardit Bido, u shpreh i lumtur që në Shqipërinë e post tranzicionit kanë filluar të rimarrin vëmendjen e duhur edhe përvjetoret që lidhen me ngjarje të rëndësishme të kombit. “Më vjen mirë që me kalimin e viteve, këto ngjarje fillojnë e shënohen jo vetëm thjeshtë si shënim datash e përvjetoresh, por si aktivitete brenda një kontekstualizimi për rëndësinë që kanë në të sotmen ato akte dhe vendime patriotike, për bashkimin e kombit”, u shpreh Bido.

Gjatë sesionit të prezantimit të veprimtraisë botuese të DPA-ës, Endrit Musaj referoi për librin “Manual tekniko-praktik për dokumentet dhe arkivat në Shqipëri” Myrteza Sharra përlibrin “Musine Kokalari në dokumentet arkivore (Përmbledhje dokumentesh)”; Vera Lushaj për librin; Dokumente të reja arkivore për Bajram Currin” si dhe Armando Boçe për Dokumente mbi marrëdhëniet e PPSH-së me partitë dhe lëvizjet marksiste-leniniste jashtë kampit socialist (Përmbledhje dokumentesh)

Në pjesën e dytë të aktivitetit u shpalos ekspozita dokumentare dhe fotografike “Një Komb, një ABC”. Krahas, rëndësisë historike, simbolikës por edhe kërshërisë që kanë në vetëvete ngjarje të tilla, ekspozita ka edhe rëndësinë praktike. Dokumentet dhe fotografitë, që deri vonë kanë qenë privilegj vetëm i studiuesve dhe historianëve, të cilët kanë kryer studime mbi ato ngjarje, tanimë janë të prekshme edhe për publikun e gjerë. Manifestimi “Ditët e alfabetit – 2023”, mbyllet nesër me shënimin solemn të këtij përvjetori, me aktivitete që do të zhvillohen në ITSHKSH dhe Muzeun e Alfabetit në Manastir.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kadare

E pabesueshme! 45 mijë letra kundra Ismail Kadaresë nga shqiptarët që të mos marrë NOBEL!

Kimete-Berisha

Parodi mbi dashurinë time: ngjarje reale, më 08 dhjetor 2023

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

shfaqja egzodus

Shfaqja teatrale që pos kritikës nuk i mungoi asgjë “Exodus”

KJ2-750x430

Ministrat Bekteshi dhe Shaqiri prezantuan masën e re për vauçerët e turizmit vendor për studentët

x28-800x533-1

Patricia Di Xhovani: Arsimi të bëhet prioritet kombëtar!

shkolla-nxenes-780x439-1

Ja pse dështoi Maqedonia e Veriut në testin PISA

salla universale

Jo më Qyteti i Shkupit, rikonstruimin e Sallës Universale e merr përsipër Ministria e Kulturës

INFO

NA NDIQ