Armando Broja mbetet në merkato, West Ham nuk heq dorë për bomberin kuqezi

Picture of INA
INA

12/06/2023

West Ham është i prirur të provojë përsëri për transferimin e mundshëm të sulmuesit shqiptar të Chelseat, Armando Broja, pasi më parë u tërhoq nga një marrëveshje.

Bomberi kuqezi aktualisht është i dëmtuar, por pritet të kthehet në kohë për fillimin e sezonit përgatitor, me West Ham që mendon ta ketë në organikë dhe të rikthehet me pretendime më të mëdha në Premier League.

Broja duket një perspektivë e mirë dhe ka qenë në shënjestër të David Moyes edhe më parë, por më pas morën Scamacca-n, i cili nuk u përshtat asnjëherë me lojën e çekanëve.

E kundërta do të ndodhte me Brojën, i cili e njeh shumë mirë kampionatin anglez, pasi përveç ndeshjeve me Chelsean, ai ka luajtur edhe me Southampton, ku spikati me golat e tij.

Nuk dihet në çfarë forme mund të kryhet ky transferim, por me triumfin në Conference League, West Ham ka financa më të shëndosha dhe do të kërkojë blerjen e sulmuesit shqiptar, nisur edhe nga fakti se vlera e kartonit, pas dëmtimit, ka zbritur nga 40 milionë euro, në 30 milionë.

Ndërkohë vetë Broja po vijon fazën e rikuperimit dhe në muajin korrik është gati për fazën përgatitore, teksa tashmë pritet të shihet me cilin ekip do ta zhvillojë.

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË