Dy persona të maskuar me pistoleta me silenciator dhe automatikë kanë shtënë me armë në drejtim të Rade Trajkovski – Shtekli në garazhet e nëndheshme të qendrës tregtare “East Gate” në qendër të Shkupit, mëson jozyrtarisht “Fokus”.
Siç mësohet, të shtënat kanë ndodhur pesë minuta para orës 16:00, sulmuesit kanë zbritur nga një kamionçinë Audi A4 me shenja të huaja regjistrimi.
Ata kanë qëlluar në drejtim të Shteklit, i cili ka mbetur i padëmtuar, ndërsa autorët më pas janë larguar në drejtim të panjohur.
Në vendin e të shtënave është gjetur një gëzhojë, ndërsa automjeti është djegur dhe është gjetur në afërsi të liqenit të Treskës në drejtim të fshatit Grçec.
Sipas “Fokus“, Trajkovski dy vite më parë u ekstradua nga Serbia dhe iu dorëzua autoriteteve maqedonase dhe më pas u dërgua në burgun hetues në Shutkë. Ai kërkohej me urdhër për të vuajtur dënimin me burg prej gjashtë muajsh.
