Shteti i Armenisë i ka njohur pasaportat e Kosovës. Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, e bëri të ditur këtë në rrjetin social X, duke thënë se ky është hap i rëndësishëm për dy shtetet.
“Armenia ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të rregullta, diplomatike dhe zyrtare. Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dy vendeve”, ka shkruar Ahmeti.
Armenia ende s’e njeh pavarësinë e Kosovës.