Liverpulli ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 ndaj Lille. Trajneri Arne Slot është i kënaqur me këtë rezultat.
“Jemi të lumtur që jemi në tetë më të mirët. Kjo renditje nuk ju thotë asgjë. Ne duam të jemi në krye, por duhet të presim dhe të shohim nëse është një avantazh. Si trajner, jam pak më i impresionuar se tifozët apo ata që shohin në TV. E dija se te Lille kishin 21 ndeshje të pamposhtur, por ata mundën Real dhe Atletiko Madrid. Ndaj, jam i kënaqur që i munda duke u dhënë vetëjm një shans për të shënuar në portën tonë dhe një gol”, shtoi Slot.
“Për mua është privilegj që jam i trajner i Liverpullit dhe gjëja tjetër e mirë është se kam më shumë se 11 lojtarë të mire, të shkëlqyer. Premier Liga është e vështirë dhe është detyra e lojtarëve të jenë gati nëse kanë shansin të luajnë. Ne jemi mjaftueshëm të organizuar, të gjithë punojnë shumë”, tha trajneri i Liverpullit.
“Unë mendoj se mund të përmirësohemi pasi përsosmëria nuk është e mundur. Ne po përpiqemi çdo ditë. Ndoshta nuk do të arrijmë kurrë të marrim notën 10, por përpiqemi, pasi e dimë që konkurrenca si në kampionat ashtu dhe në Europë është e madhe, ” tha në fund Arne Slot.