Arratiset nga burgu italian “mbreti” i drogës, kush është 34-vjeçari shqiptar…

INA
INA

08/12/2023

Dorian Petoku, ‘mbreti’ i narkotikëve, u arratis nga komuniteti i rikuperimit në Nola (Napoli) ku kishte arritur të transferohej me një certifikatë mjekësore. Ndërmjetësi i drogës, 34-vjeçari shqiptar ishte mik i “Diabolik” Fabrizio Piscitelli, i cili vdiq në një pritë në vitin 2019 dhe kishte marrëdhënie me Salvatore Casamonica, kreun e klanit që kontrollon Romën Lindore. Petoku ishte dënuar me 12 vite burg si pjesë e një organizate kriminale.

I rritur në Lezhë të Shqipërisë, Petoku filloi të fitonte përvojë në botën e trafikut të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përpara se të zbarkonte në Romë, në Ponte Milvio. Kushëriri i të parit të bosëve shqiptarë në kryeqytet, Arben Zogu, me kalimin e viteve fitoi gjithnjë e më shumë rëndësi në botën e krimit të kryeqytetit italian. Rëndësia e tij është përjetësuar në një foto të realizuar më 13 dhjetor 2017 në restorantin ‘L’Oliveto’ në Grottaferrata.

Janë katër burra në tavolinë. Njëri është “Francezi”, një i infiltruar , në krah të tij është Salvatore Casamonica dhe përballë tij “Diabolik” Piscitelli, i cili do të vritet më 7 gusht 2019 në një pritë në parkun e ujësjellësit. Me ta ishte edhe Dorian Petoku. Sipas asaj që u rindërtua nga hetimet, temë kryesore e bisedës ishte një armëpushim në konfliktin që kishte shpërthyer mes familjeve Esposito dhe Spada.Jo vetëm kaq, Piscitelli, Casamonica dhe Petoku po planifikonin të transportonin edhe një sasi të madhe droge nga Amerika e Jugut. Operacioni i quajtur “Brazili me kosto të ulët” përfshin mbërritjen në Itali të 7 tonë kokainë të fshehur në çantat e një ekipi futbolli të të rinjve.

Arrestimi, transferimi në komunitet dhe arratisja

Petoku është arrestuar në Shqipëri pas hetimit “Grande Raccordo Criminale”. Ai qëndroi në vendlindje për dy vjet, koha e nevojshme për të marrë një certifikatë mjekësore që vërteton varësinë e tij nga droga. Me të mbërritur në Itali, është kontrolluar dhe në flokët e tij janë gjetur gjurmë droge .Ndërkohë që askush nuk duket se e ka bërë pyetjen se si e ka marrë atë, duke qenë se ishte në burg, u konstatua se kishte të njëjtin problem të varësisë nga droga. Pavarësisht kundërshtisë së Prokurorisë, ai u transferua në komunitetin e rikuperimit të Morlupos , nga ku u transferua në atë të Nolës. Megjithatë, javën e kaluar, Petoku arriti të arratisej, duke përfituar nga masat më të dobëta të sigurisë dhe miqësitë e vjetra e të reja. /BW

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mjeke

Gjermani: Numri i mjekëve të huaj më i lartë se kurrë më parë

1

Oda kërçovare në Zvicër ndau mirënjohje për veprimtarë dhe personalitete të suksesshëm të diasporës

Screenshot_2024-03-03-13-23-31-627_com.facebook.katana-edit

I riu nga Kosova pushton skenën e American Idol me këngën ‘Oj Kosovë, oj nëna ime’

avio-bileta-pasaport

Pse duhet ta rezervoni fluturimin për në 5 të mëngjesit

policia gjermane gjermani

Gjermani: 4 të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në një familje

gjermani jeta

Janë dyfishuar çmimet e naftës dhe gazit në Gjermani, gjermanët mezi i’a dalin

Blinken

Blinken përmend vajzat shqiptare që kanë “pushtuar” Amerikën dhe restorantin e traditës shqiptare në Nju Jork

gjermania-780x470

A po rikthehet shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Gjermani?

shqiponja-me-duar

“Krenarbëria” për herë të parë jepen çmime për krijimtarinë Arbëreshe (FOTO)

INFO

NA NDIQ