Maqedonia e Veriut kryeson në statistikat për arratisjen e të burgosurve. Sipas të dhënave, nga burgjet e vendit janë arratisur 691 të burgosur në çdo 10 mijë të burgosur, përcjell INA.
Menjëherë pas Maqedonisë janë Holanda me 315 të arratisur për 10,000 të burgosur dhe Zvicra me 284. Të dhënat janë nga Statistikat Vjetore Kriminale të Këshillit të Evropës. (INA)