Arratisjet nga burgjet/ Gazetari Artan Hoxha: Ja rastet më të bujshme

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar disa nga arratisjet e personazheve të botës së krimit, të cilët kanë bërë bujë me arratisjet e tyre.

I ftuar në studion e “Opinion” me Blendi Fevziun në Tv Klan ai ka theksuar se janë pikërisht këta personazhe, të cilët i japin në vetvete famën arratisjes.

“Në të gjitha rastet gjithmonë është një mjet i ndezur që pret aty. Te Dritan Dajti priti motori dhe ai eci në krah të kundërt të sesnit të orientimit. Pra nëse makinat ecnin sipër, motori iku për poshtë.

Personazhet për mua i japin në vetvete famën arratisjes. Rasti i Admir Tafilit, po të jetë i filmuar do të ishte më qesharak se ai e Vlorës.

U ka dhënë policëve të hanë e të pinë, i ka bërë tapë dhe i ka hipur makinës. Iku, bëri dy vrasje dhe u kthye sërish në burg dhe pastaj u arratis sërish”, tha Hoxha.