Arrestohet një funksionar i ‘regjimit’ të kaluar

0

Ish-kryetari i komunës së Karposhit dhe lideri aktual i partisë GROM, Stevço Jakimovski dhe tetë persona të tjerë këtë paradite janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion.

Prokuroria kërkon paraburgim për Jakimovskin dhe për dy të punësuar tjerë në komunë të cilët kanë qenë udhëheqës të njësive për shpronësim dhe urbanizëm, si dhe masa për kujdes për gjashtë persona të tjerë – biznesmen, pjesa më e madhe e tyre nga sektori i ndërtimtarisë. Të gjithë janë marrë në pyetje nga gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Penale. Jakimovski dhe udhëheqësit komunal dyshohen për legalizim ilegal të objekteve të përkohshme që kanë qenë në tokë shtetërore, përkatësisht dëmi i bërë në shumën e dallimit mes çmimit real dhe çmimit të shitjes. Jo-zyrtarisht bëhet fjalë për marrëveshje në të cilën toka së bashku me objektet tek ish restoranti “Imes” kanë qenë të legalizuar, e më pas janë shitur me çmim për gati tre herë më të lartë kompanisë së njohur ndërtimore. Jo-zyrtarisht, dyshimet janë për legalizimin dhe shitjen e tokës shtetërore prej 1.553 m2 për 11 mijë euro. E njëjta tokë më pas është shitur për 600 mijë euro.

Prokuroria kumtoi se në periudhën paraprake ka sjellë katër urdhra për fillimin e procedurës hetimore në të cilën janë përfshirë më shumë persona, mes tyre edhe Jakimovski. Edhe zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski tha se të dyshuarit në periudhë nga viti 2011 deri në vitin 2017 e kanë keqpërdorur postin dhe autorizimet e tyre dhe i kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare.

Sipas informacioneve të dokumentuara nga hetimi, të denoncuarit duke vepruar pas kërkesave për përcaktim e statusit juridik të objekteve të vendosura në rrugën “Ilindenska” në parcelat e Kadastrës së Karposhit, në periudhë nga viti 2011 deri në vitin 2017 e kanë keqpërdorur postin dhe autorizimet e tyre dhe i kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Toni Angellovski. Siç njoftojnë nga MPB të dyshuarit kanë ndërmarrë veprime që nuk është dashur t’i ndërmarrin, edhe pse e kanë ditur një gjë te tille.