Arrestimi i 8 anëtarëve të familjes lezhjane në Itali, ku shkonin fitimet nga prostitucioni

0

Policia italiane ka nxjerrë detaje të reja lidhur me arrestimin e tetë anëtarëve të një familjeje shqiptare nga Lezha, që u arrestuan dje në Milano. Ata akuzohen për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge.

Mësohet se këta persona fillimisht shfrytëzonin vajza për t’i bërë prostituta dhe më pas, me paratë e fituara prej tyre, bllinin drogë, të cilën e shisnin në Lombardi.Mediat italiane njoftojnë se falë punës së shkëlqyer të njesive policore të Milanos, që vepruan në bashkëpunim me policinë shqiptare, të tetë personat përfunduan në pranga dhe që të gjithë, anëtarë të një familjeje shqiptare me origjina nga Lezha.