Arrestimi i Fran Frrokajt, Basha në Lezhë takim me strukturat e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, pas deklaratës për mediat nga selia blu, u nis drejt Lezhës për një takim me strukturat e partisë atje.

Mobilizimi i Bashës, dhe disa deputetëve të tjerë, erdhi pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, i akuzuar për shpërdorim detyre.

NOA mësoi se Basha ka kërkuar hetim të paanshëm për të zgjedhurin e djathtë, dhe shpreson në pafajësinë e tij.

Me të njëjtën gjuhë, z. Basha u shpreh edhe në daljen për mediat, pas takimit me anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen “Tahiri”.

Një ditë më parë, kryetari i bashkisë së Lezhës, dhe disa funksionarë të tjerë lokalë përfunduan në komisariat me akuzën e shpërdorimit të detyrës, për falsifikim të dokumenteve në zonën bregdetare të Shëngjinit.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e zyrtarëve të tjerë. /k.k/noa.al/