Arrestimi i tre policëve në veri, ja pse Kurti përmend Thaçin

Picture of INA
INA

15/06/2023

Kryeministri Albin Kurti thotë se për shkak të një zotimi të njëanshëm të Hashim Thaçit ndaj NATO-s në kohën kur ishte kryeministër, ne nuk kemi ushtri të Kosovës në veri të vendit.

“17 për qind e territorit te Kosovës është në veri të lumit Ibër. Është territor shumë i gjerë, janë qindra kilometra kufi malor, nuk është çështje e thjeshtë.

Prandaj duke pasë parasysh kapacitetet që ka sot Kosova nuk mund të vendosësh njësite, patrulla, zyrtar policor për çdo 50 metra në këtë kufi të gjatë.

Nuk është e mundshme të ruhet kufiri ashtu, do ti shtojmë policët por aq e madhe është ajo pjesë, teren i vështirë malor, nuk do të mund të ketë asnjëherë mjaftueshëm polic për ta ruajtur atë kufi. Kufirin e ruan ushtria në atë pjesë të vendit ushtria është KFOR-i.

Para një dekade, ish kryeministri Thaçi ka dërguar një zotim të njëanshëm ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Rasmussen, ku i thotë qe forcat e sigurisë së Kosovës nuk do ta kalojnë lumin Ibër dhe që prej vitit 2013 ne nuk kemi ushtri në veri të Kosovës për shkak të këtij zotimi ndaj NATO-s.

Rrjedhimisht NATO, përkatësisht KFOR-i është ushtria e Kosovës në veri të Kosovës dhe kufirin e ruan ushtria. Ne do të bëjmë maksimumin në policinë tonë por për të qenë plotësisht të suksesshëm aty duhet të jetë KFOR-i”, tha Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

TË FUNDIT
18 orë
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
18 orë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
1 ditë
Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm
1 ditë
Kurti: SHBA - aleate, mike e partnere historike (VIDEO)
2 ditë
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

ME TE LEXUARA

18 orë
Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it
18 orë
Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel

LEXO MË SHUMË

Lajcak

Lajçaku thotë se është i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel

KFOR KS

Kroacia sot e nis për në Kosovë kontigjentin e 41-të të ushtarëve në kuadër të KFOR-it

Hovenier

Marrëveshja mes Kosovës dhe ShBA-së, Hovenier: Ky është një hap i rëndësishëm

kurti liz allen alen

Kurti: SHBA – aleate, mike e partnere historike (VIDEO)

vjosa Osmani

Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit

Elizabet Alen Liz Allen

Allen: Asociacioni, hap thelbësor në rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

veriu policia manastir

Ngritet alarmi: Grupet ekstreme serbe në pritje për sulme në veri

david kanin

Eksperti amerikan zbulon pse Kurti nuk e bëri lëshimin e madh me Asociacionin: Ja çka do të ndodhë nëse i fiton zgjedhjet e reja

albin kurti taravari vlen

Krerët e VLEN-it sot takohen me Albin Kurtin në Prishtinë

INFO

NA NDIQ