Në Prilep janë arrestuar tre persona, njëri prej të cilëve është i mitur, për shkak të një incidenti me përdhosjen e flamurit kombëtar shqiptar.
“Një nga të arrestuarit është i mitur dhe dy të rritur. Në njërën nga videot shihet se flamuri shqiptar është vendosur në tokë dhe shkelet nga një automjet, ndërsa persona të tjerë po ndihmojnë me të”, tha Toshkovski.
Ndërkohë në Kumanovë është ndaluar një person për thyerjen e tabelës së Konsullatës së Serbisë, incident ky që pasoi një notë proteste nga Ambasada e Serbisë.
“Këto ngjarje janë të papranueshme dhe institucionet duhet të përgjigjen në përputhje me rrethanat. Ministria e Punëve të Brendshme do të marrë masa ndaj të gjithë personave të përfshirë në raste të tilla”, shtoi Toshkovski.