Arrestohen 4 persona duke blerë vota në Shkup

Katër persona nga Shkupi kanë përfunduar në pranga pasi që u kapën duke blerë vota, njoftoi MPB.

Ata u ndaluan në rajonin e Draçevës në Shkup duke shpërndarë para në këmbim të votës.

MPB njoftoi se tek personat e ndaluar janë gjetur
121,000 denarë dhe 250 euro. Ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale.(INA)