Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se ka ndaluar 5 persona, të përfshirë në trafikim dhe abuzim me fëmijë, duke e kërcënuar dhe detyruar për shërbime seksuale. Policia theksoi se grupi ishte i moshave 25 deri në 32 vjeç, përcjell INA.
Konkretisht, S.D.(25) nga Velesi në periudhën kohore prej datës 09.12.2021 dhe gjatë vitit 2022 ka kryer vepra të zgjeruara penale të trafikimit të fëmijëve, duke përdorur kanosje, shtrëngim për të përdorur drogë dhe alkool, si dhe me shantazh se publikisht do të shpallte materiale eksplicite, ka përdorur një të mitur për shërbime seksuale dhe përgatitje të materialeve pornografike.
Ai i ka mundësuar D.S.(32) nga Tetova, D.N.(25), T.I.(22) dhe K.T.(24), të gjithë nga Velesi, që të përdorin shërbime seksuale nga e mitura dhe D.S. dhe për të prodhuar materiale pornografike.(INA)