Arrestohen 6 profesorë universiteti, morën para për të kaluar një studente

Picture of Ina Online
Ina Online

02/11/2024

Policia e Elbasanit ka publikuar detaje lidhur me operacionin e koduar “Teza”, që çoi në arrestimin e 6 pedagogëve, një tjetër u shpall në kërkim, si dhe arrestimin e një shtetasi që luante rolin e sekserit.

Një ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë u arrestuan pedagogët Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Florinda Tarusha, Lënda dhe Monika Hodaj, ndërsa u shpall në kërkim Edlira Gugu.

Pedagogët morën lekë nga studentët për t’i kaluar në provime, furtunë arrestimesh në Universitetin e Elbasanit (EMRAT)
Gjithashtu, u arrestua edhe shtetasi Gazmend Hodaj, i cili luante rolin e sekserit.

Policia në njoftimin e saj bëri të ditur se pedagogët kanë shpërdoruar detyrën, duke kaluar në mënyrë të parregullt në provime një studente 31-vjeçe, me qëllim për të përfituar shuma parash të cilat i ka marrë shtetasi Gazment Hodaj.

Nga kontrolli në zyrat e pedagogëve, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale tezat e provimeve të studentes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

TË FUNDIT

MASH: Deri më 5 dhjetor studentët mund të aplikojnë sërish për subvencione për ushqimin

Kasami në takim me udhëheqësit e rinj të SPB Tetovë: Rregullimi i trafikut dhe kaosit në qytet është prioritet

Zëvendësministri Iseni në SPB Kumanovë: Policia nuk do të lejojë cënimin e sigurisë së asnjë qytetari

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë ministre Janevska!

Janevska: Inspektorati do të zbardh të gjitha zhvillimet në shkollën e Çellopekit

Sllovenia, destinacioni më i shpeshtë për punëtorët e vendit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË