Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 17:00 policia ka privuar nga liria 33 vjeçarin Sh.I. nga Kumanova dhe R.Z. 37 vjeç nga Sveti Nikolla.
“Gjatë kontrollit të makinës me të cilën po udhëtonin personat e lartpërmendur janë gjetur dhe konfiskuar 35 gram heroin dhe 4.500 euro, njoftojnë nga policia.
Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritët padi adekuate.